Abdixhiku ia numëron dështimet Kurtit: Me njohje pasaportash por asnjë njohje të re në tre vjet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku ia numëron dështimet Kurtit: Me njohje pasaportash por asnjë njohje të re në tre vjet

    Insajderi
    07 January 2024 - 21:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pasi kryeministri Kurti përvetësoi si suksese çështjen e vizave, targave e rrymës në Veri ka reaguar kreu i LDK’së, Lumir Abdixhiku, duke ia renditur disa nga dështimet që sipas tij, janë të Qeverisë Kurti.

    Abdixhiku ia kujton Kurtit se për tri vite Kosova nuk ka pranuar asnjë njohje. “Asnjë anëtarësim e sanksione mbi 300 milionë euro”, thotë lideri i partisë opozitare, shkruan Gazeta Insajderi.

    Tutje, Adbixhiku, në këtë status në Facebook, Kurtit ia përmendi edhe marrëveshjen e fundit me Elektroseverin, për faturimin e energjisë në veri, duke thënë se ishte vet Kurti që e kishte kundërshtuar dikur në opozitë.

    “Mburren me mbledhjen e faturave në veri nga ‘ELEKTROSEVERI’, kompani në pronësi të shtetit të Serbisë. Ka mbi 7 vite që kanë kundërshtuar këtë marrëveshje madje dhe me protestë. Sot marrëveshjen e njëjtë e trumbetojnë si histori”, u shpreh ai.

    Postimi i plotë:

    Ja me çfarë mburren përplot delir popullist:

    – Me njohje pasaportash por asnjë njohje të re në tre vjet. Njohja e fundit ishte nga Izraeli, 3 vite më parë; pa ta! Asnjë njohje, asnjë anëtarësim! Sanksione e mbi 300 milion euro humbje nga ky izolim!

    – Mburren me mbledhjen e faturave në veri nga ‘ELEKTROSEVERI’, kompani në pronësi të shtetit të Serbisë. Ka mbi 7 vite që kanë kundërshtuar këtë marrëveshje madje dhe me protestë. Sot marrëveshjen e njëjtë e trumpetojnë si histori.

    – Mburren me liberalizim, proces që e kishin ndërprerë me dhunë qysh në vitin 2016. Asokohe, Kosova, Ukraina dhe Gjeorgjia ishin në një paketë. 7 vite të humbura për një kauzë që e kanë harruar tashmë. I thonë demarkacion.

    Këto 3 vite janë të humbura në plotni. Pa projekte madhore, pa arritje kapitale, pa forcim të shtetësisë ndërkombëtarisht.

    Kosova mundet më mirë!

    Kosova meriton shumë më mirë!


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark