Heqja e masave ndëshkuese ndaj Kosovës, Peter Stano ka një përgjigje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Heqja e masave ndëshkuese ndaj Kosovës, Peter Stano ka një përgjigje

    Insajderi
    08 January 2024 - 17:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëdhënësi i Bashkimit Europian, Peter Stano nuk dha sinjale pozitive për heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës.

    Stano tha sot në një konferencë për media se ato do të hiqen “kur të vlerësohet se janë ndërmarrë hapat e duhur për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës”.

    Ai tha se BE-ja po e vëzhgon situatën në terren dhe masat që Kosova, sipas tij, duhet t’i marrë.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani para një muaji foli për disa prirje që tha se i kanë disa vende për t’i keqpërdorur masat që blloku i vendosi në fillim të këtij viti, për ta “kushtëzuar atë për çështje plotësisht tjera”.

    “Sa i përket masave, ato është dashur të hiqen moti, në fakt nuk është dashur të vendosen kurrë, përkundër mospajtimeve që kanë ekzistuar mes Qeverisë së Kosovës dhe partnerëve në BE sa i përket 26 majit”, tha Osmani.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark