“T’i shk****ej rrobt…”- Publikohet videoja kur bashkëshorti rrahë dhe ofendon Bedrie Lokën që kreu vetëvrasje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “T’i shk****ej rrobt…”- Publikohet videoja kur bashkëshorti rrahë dhe ofendon Bedrie Lokën që kreu vetëvrasje

    Insajderi
    08 January 2024 - 19:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Janë publikuar pamjet kur Xhemal Loka ushtron dhunë ndaj bashkëshortes së tij të ndjerë, Bedrie Loka, e cila vrau veten duke u helmuar me fotoksinë.

    Si shkak i vetëvrasjes fillimisht u tha se ka qenë bullizimi në rrjetet sociale, por duket se 41-vjeçarja ka qenë pre edhe e dhunës fizike nga bashkëshorti i saj, këtë gjë e kanë dëshmuar edhe vetë fëmijët e tyre të cilët thanë se kanë edhe pamje.

    Video është regjistruar në banesën e tyre në Durrës disa kohë më parë.

    Në video shihet edhe një nga djemtë e çiftit, i cili ndërhyn për të mbrojtur mamanë e tij. Aty dëgjohet edhe Xhemal Loka që tenton ta godasë, si dhe shpërthen në sharje e ofendime ndaj Bedrie Lokës.

    Xhemal Loka është i arrestuar dhe sot u la në burg nga gjykata. Sipas Prokurorisë, këto pamje provojnë se 45-vjeçari e ka dhunuar sistematikisht gruan e tij të ndjerë.

    Edhe fëmijët e çiftit kanë pohuar se babai i tyre u kishte kërcënuar me thikë të ëmën.

    Vetë Xhemal Loka, në seancë gjyqësore, mohoi që ta kishte dhunuar Bedrie Lokën.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark