Insajderi
Lajme

Ndërhyrjet e Serbisë në Kosovë dhe afërsia me Rusinë – çka thotë profesori amerikan?

Insajderi
09 January 2024 - 10:34
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ndërhyrjet e Serbisë në Kosovë dhe afërsia me Rusinë – çka thotë profesori amerikan?
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Daniel Serwer, profesor i njohur nga ShBA-ja, ka shkruar disa shkrime të shkurtra në rrjetin social “X”, ku ka kritikuar ashpër Serbinë.

Në shkrimin e tij, profesori amerikan ka shkruar se Serbia ka sponsorizuar një bojkot elektoral në Kosovë e ka kidnapuar tre policë të Kosovës.

“Serbia ka sponsorizuar një bojkot zgjedhor në Kosovë, ka rrëmbyer policë të Kosovës, ka pajisur dhe trajnuar një kryengritje atje, ka keqtrajtuar protestuesit në Serbi dhe ka zhvilluar zgjedhjet e veta jo të lira dhe mashtruese, por Biden ende pretendon se Beogradi është i përkushtuar ndaj demokracisë” – shkroi ai.

“Serbia po mbështet gjithashtu një qeveri pro-Moskës në Malin e Zi, duke përkëdhelur një secesionist në Bosnje, duke refuzuar të miratojë sanksionet e Ukrainës kundër Rusisë dhe duke u miqësuar me autokratët Orban, Aliyev, Lukashenko, Putin dhe Xi, por Biden po pretendon qw Beogradi ka përqafuar Perëndimin.” – shkroi ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark