Diplomatët dhe zyrtarët nga Kosova mund të udhëtojnë pa viza edhe në këtë shtet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Diplomatët dhe zyrtarët nga Kosova mund të udhëtojnë pa viza edhe në këtë shtet

    Insajderi
    09 January 2024 - 14:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Diplomatët dhe zyrtarët nga Kosova, mund të udhëtojnë pa viza drejt Arabisë Saudite pas marrëveshjes së nënshkruar mes dy vendeve, shkruan Insajderi.

    Marrëveshja u nënshkrua nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme Kreshnik Ahmeti dhe homologu i tij, Waleed Abdulkarim El Khereiji.

    Gjatë takimit me Zëvendësministrin për Punë të Jashtme, z. El Khereiji, u bisedua për ngritjen e bashkëpunimit ekonomik, bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe kundër terrorizmit dhe për nisjen dhe finalizimin e marrëveshjeve në fushën e transportit, edukimit dhe sportit”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

    Duke vlerësuar lartë bashkëpunimin në mes të dy shteteve, zëvendësministri Ahmeti ka falënderuar Arabinë Saudite për përkrahjen dhe kontributin e vazhdueshëm për Republikën e Kosovës. Z. Ahmeti kërkoi që qytetarët e Republikës së Kosovës të kenë procedura më të lehta për hyrje në Arabinë Saudite”, njofton Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark