Parandalohet futja e 4200 eurove brenda Qëndrese së Paraburgimit në Prishtinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Parandalohet futja e 4200 eurove brenda Qëndrese së Paraburgimit në Prishtinë

    Insajderi
    09 January 2024 - 17:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Oficerët korrektues të Qendrës së Paraburgimit në Prishtinë kanë arritur të parandalojnë futjen e 4200 eurove brenda kësaj qendre.

    I burgosuri ndaj të cilit kanë qenë të dedikuara mjetet është veçuar dhe ndaj tij është iniciuar procedurë disiplinore, shkruan Gazeta Insajderi.

    Kështu ka njoftuar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e cila përmes njoftimin ka falënderuara stafin e SHKK për punën dhe angazhimin.

    “Falenderoj stafin e Shërbimit Korrektues për punën dhe angazhimin.Mbetemi të përkushtuar në luftimin kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe asnjëherë nuk do të qëndrojmë duarkryq përballë këtyre dukurive negative të cilat rrezikojnë rendin dhe sigurinë e saj”, ka shkruar ajo.

    Për rastin është njoftuar edhe policia e Kosovës.

    /Gazeta Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark