Ia huq kryeministri Kurti thotë se Petrit Dula po mbahet në paraburgim në Serbi ndërkohë që ai është liruar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ia huq kryeministri Kurti thotë se Petrit Dula po mbahet në paraburgim në Serbi ndërkohë që ai është liruar

    Insajderi
    10 January 2024 - 11:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti sot në mbledhje të qeverisë ka folur për arrestimin e Hasan dhe Xhavit Dakajt në kufi me Serbinë. Ndërkohë përmendi edhe dy qytetarë të arrestuar nga Serbia. Nezir Mehmetajn dhe Petrit Dulën, ky i fundit i liruar në prill të 2023-ës.

    Siç duket Kurtit nuk i ka arritur ende informacioni që Dula është liruar, shkruan Insajderi.

    “…Serbia vazhdon të mbajë në paraburgime dhe 2 qytetarë të tjerë të Republikës së Kosovës, Nëzir Mehmetaj dhe Petrit Dula”, deklaroi kryeministrit pasi foli për arrestimet e fundit.

    “Të dy të mbajtur nga autoritetet serbe për gjoja kryerjen e krimeve kundër popullatës civile gjatë luftës në Kosovë. Mehmetaj ka qëndruar me muaj të tërë në paraburgim pa aktakuzë në kundërshtim edhe me vetë ligjet e Serbisë, të gjetura këto që i ka theksuar edhe Fondi për të Drejtën Humanitare në Serbi“.

    “Petrit Dula vuan burgimin bazuar në vendimin e gjykatës së shkallës së parë në Beograd, përkundër që dëshmitari në rastin e tij ka mohuar që Dula është autorë i veprës edhe kur është marrë në pyetje nga autoritet në Podgoricë në vitin 2011”, ka thënë Kurti.

    Kurti ka thënë tutje se ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka kërkuar ekstradimin e Nezir Mehmetaj dhe Petrit Dulës nga Serbia, por se s’kanë pranuar përgjigje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark