Ministri i Mbrojtjes e konfirmon: Kosova ka kërkuar të blejë raketat "Javelin" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri i Mbrojtjes e konfirmon: Kosova ka kërkuar të blejë raketat “Javelin”

    Insajderi
    11 January 2024 - 17:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kosova ka bërë kërkesë për të blerë sistemin raketor antitank “Javelin”. Kështu ka konfirmuar vet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonici, shkruan Insajderi.

    Ministri tha se për këtë blerje ka diskutuar në Departamentin amerikan të Shtetit dhe Departamentin e Mbrojtjes. Si rrjedhojë shtoi se lënda është përcjellë për aprovim në Kongres dhe se presin përgjigje pozitive.

    “Ministria e Mbrojtjes mbështet Forcën e Sigurisë se Kosovës për t’i ndërtuar kapacitetet e mbrojtjes së territorit në koordinim me partnerët strategjikë, me theks të veçantë Shtetet e Bashkuara te Amerikës, në këtë aspekt Qeveria e Republikës së Kosovës me ShBA-të ka program bashkëpunimi për blerje ushtarake direkt me ShBA përmes programit FMS (Foreign Military Sales). Në kuadër të këtij programi parashihen blerjet ushtarake, duke përfshirë sistemin raketor antitank “Javelin”, por dhe sisteme tjera të armatimit. Për sistemin Javelin është dërguar dhe pranuar kërkesa dhe për këtë rast blerje kam diskutuar në Departamentin e Shtetit dhe Departament të Mbrojtjes. Sipas informacioneve publike që keni marrë edhe nga ambasadori Hill, kjo lëndë tashmë është përcjellë për aprovim në Kongres dhe presim vendim pozitiv”, ka thënë Maqedonci për Dukagjinin, shkruan Insajderi.

    Reagimi i ambasadorit Hill

    Theksojmë se Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, është pritur sot në takim nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq, të cilët diskutuan edhe për dialogun Kosovë-Serbi.

    Në komunikatën e lëshuar nga Presidenca serbe thuhet se ambasadori Hill e ka njoftuar Vuçiqin se SHBA-ja ka pranuar kërkesën e Kosovës për blerjen e raketave antitank Javelin. Siç citohet të ketë thënë Hill, Departamenti i Shtetit do t’ia dërgojë kërkesën e Kosovës Kongresit Amerikan për fillimin e procedurës.

    Hill njoftoi se Kosova do të blejë raketa Javelin – çka tha Vuçiq?

    Për këtë lajm ka reaguar edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

    “Kossev” raporton se Vuçiq ka thënë se është i zhgënjyer me këtë zhvillim.

    “Ky lajm është një zhgënjim i madh për Serbinë, por shteti ynë, bashkë me ShBA-të do të punojë për ruajtjen e marrëdhënieve ShBA-Serbi” , tha presidentit i Serbisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark