E dogjën trafon - Policia arreston dy të dyshuarit në Prizren - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    E dogjën trafon – Policia arreston dy të dyshuarit në Prizren

    Insajderi
    11 January 2024 - 19:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka identifikuar dhe arrestuar dy persona si të dyshuar për djegien e trafos së rrymës në fshatin Gjonaj të Prizrenit.

    Këtë Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

    “Pas një punë operative-hetimore hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në Prizren kanë arritur që të identifikojnë dy të dyshuar, njëri R.D. 52 vjeçar dhe tjetri P.M. 40 vjeçar nga fshati Gjonaj. Për të njëjtit dyshohet se më datë 03.01.2024, për shkak të pakënaqësisë me furnizimin me rrymë elektrike qëllimisht i kanë vënë flakën trafos në fshatin Gjonaj, Prizren. Andaj me urdhër të prokurorit, të dyve iu caktohet masa e ndalimit prej 48 orësh. Kundër të dyshuarve ka filluar procedura penale për veprën ‘zjarrvënie’ dhe ‘asgjësim, dëmtim apo shkatërrim i instalimeve publike’”, ka thënë Bytyqi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark