“7 javë, 7 dështime, 7 ofendime për gjilanasit” Haziri i reagon Hysenit, e quan “Administrator i Gjilanit” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “7 javë, 7 dështime, 7 ofendime për gjilanasit” Haziri i reagon Hysenit, e quan “Administrator i Gjilanit”

    Insajderi
    14 January 2024 - 21:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish kryetari i Gjilanit, Lufti Haziri ka reaguar pas një statusi që ka bërë kryetari aktual i Gjilanit, Alban Hyseni. Hyseni i ka preznatuar 7 projektet e tij përmes një video në Facebook.

    Këto projekte, Haziri në reagimin e tij i ka quajtur si shtatë dështimet e shtatë ofendime për gjilanasit, shkruan Gazeta Insajderi.

    Konkretisht, Haziri është ndalur te rinovimi i Palestrës së Sportit për të cilin ka shkruar kryetari si sukses.

    Haziri e ka quajtur Hysenin si “Administrator i Gjilanit” duke e akuzuar se i ka degraduar projektet e nisura.

    Postimi i plotë i Hazirit:

    Pas projektit të “Qendrës Kulturore” kundërligjshëm dhe në pronë të sportistëve, sot Administratori i Gjilanit paska paraqitur nje projekt të ri për Palestren e Sporteve në Gjilan. Ky qe i ka degraduar projektet ekzistuese e të nisura si projektin e Stadiumit të Qytetit dhe projektin e Palestres Sportive në Zhegër, e paska zgjedhur këtë ditë vikendi për të bërë një komedi përmes rrjeteve sociale për qytetarët e Gjilanit. 7 javë, 7 dështime, 7 ofendime për gjilanasit!

    Çfarë postoi Alban Hyseni?

    Alban Hyseni, kryetar i Gjilanit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka shkruar të dielën një status në Facebook, ku ka thënë janë 7 projekte në shtatë javë.

    Po ashtu ai ka përmendur edhe rinovimin e Palestrës së Sportit”.

    ”Rinovimi i plotë i Palestrës së Sportit “Bashkim Selishta – Petriti” – 2,3mil € Ky projekt përfshin rinovimin e plotë të palestrës së sporteve. Rinovim i tërësishëm brenda. Sistemi i ngrohjes, klimatizimit dhe ajrosjes. Dyshemeja, çatia, dhomat e ndërrimeve, nyjet sanitare, dyert dhe dritaret etj.; Rimodelim i hapësirës së jashtme. Shtegu i vrapimit. Tribuna të mbuluara. Hapësira parkingu. Byfe e re. Nga planet për Partneritet Publiko Privat me HOTEL në pronë publike nga e kaluara, në Palestër Sportive tërësisht të rinovuar në shërbim të sportistëve e sportdashësve”, ka shkruar Hyseni.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark