Avokati serb: Të enjten do të shkoj në Kosovë dhe do vendos lule te varri i familjes Jashari në Prekaz - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Avokati serb: Të enjten do të shkoj në Kosovë dhe do vendos lule te varri i familjes Jashari në Prekaz

    Insajderi
    15 January 2024 - 20:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Çedomir Stojkoviq, avokati i politikanit serb që u lirua nga parabugrimi, Nikola Sanduloviq, tha se kushtet në të cilat u mbajt ai në spitalin e burgut nuk ishin të mira.

    Sipas tij Sanduloviq, i cili tashmë u lirua, mbajt në burg dhe u dhunua deri sa i shkaktuan paralizë të pjesshme vetëm sepse ai vendosi lule pranë varrit të një vajze shqiptare.

    Avokati tha se ai deri më tani ishte i fokusuar vetëm te lirimi i klientit të tij, por tani ai do të kërkojë që të merren masa ndaj dhunuesve të tij.

    Gjithashtu avokati tha se edhe ai do të vendos lule në varrin e familjes Jashari.

    “Te enjten do shkoj në Kosovë. Do shkoj personalisht në varrin e familjes Jasharit dhe do vendos lule në varrin e Blerina Jasharit, të miturës që u vra në 1998 dhe më pas do të kthehem në Serbi dhe do e shikoj vendin tim në sy. Do i them “ja ku jam, do më arrestoni? Do të më dhunoni dhe mua?”, tha avokati për Euronewsal.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark