“Nuk i qohet ushtria fqinjit tek kufiri” – kryediplomati shqiptar flet për sulmin në Banjsk - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Nuk i qohet ushtria fqinjit tek kufiri” – kryediplomati shqiptar flet për sulmin në Banjsk

    Insajderi
    16 January 2024 - 11:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryediplomati shqiptar, Igli Hasani është duke qëndruar për vizitë në Kosovë.

    Ai është pritur nga homologia kosovare, ministrja e MPJD, Donika Gërvalla, shkruan Insajderi.

    Pas takimit dyshja mbajti një konferencë për media në të cilët u diskutua edhe për sulmin në Banjsk.

    Shefi i diplomacisë shqitpare, Igli Hasani, theksoi se autorët e sulmit kriminal dhe terrorist në Banjskë duhet të dalin para drejtësisë.

    Ai nënvizoi se Shqipqria është një aleat të përjetshëm i Kosovës.

    Nuk i qohet ushtria fqinjit tek kufiri. Të gjithë jemi të qartë se garancia më e madhe për sovranitetin e Kosovës është NATO, ku edhe Shqipëria bën pjesë”, tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark