Arrestohet kirurgu Luan Mustafa, dyshohet se e sulmoi fizikisht kolegun e tij në spitalin e Gjilanit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet kirurgu Luan Mustafa, dyshohet se e sulmoi fizikisht kolegun e tij në spitalin e Gjilanit

    Insajderi
    17 January 2024 - 09:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kirurgu në Spitalin Regjional Gjilan, Luan Mustafa është arrestuar nga Policia e Kosovës. Ai po dyshohet se ka sulmuar fizikisht një koleg të tij derisa ndodhej në zyre, shkruan Insajderi.

    Këtë për Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Ismet Hashani derisa shtoi se kirurgu është dërguar në mbajtje për 48 orë.

    “Ankuesi (sh/k/m 1978) i cili punon mjek në Spitalin Regjional në Gjilan derisa ishte në zyrën e tij tek reparti i Kirurgjiës është sulmuar fizikisht nga kolegu i tij i dyshuari L. M. duke pësuar lëndim të lehta trupor dhe ka pranuar tretman mjekësor.I dyshuari është larguar nga vendngjarja. Me vendim të prokurorit të shtetit i dyshimti ndalet për 48 orë në mbajtje gjersa rasti cilsohet “LËNDIM I LEHT TRUPOR” rrethanat e rastit po hetohen nga Policia e Kosovës stacioni policor në Gjilan”, ka thënë Hashani për Insajderin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark