Insajderi
Lajme

Gjendet një grua pa shenje jete në Gjakovë

Insajderi
18 January 2024 - 16:27
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gjendet një grua pa shenje jete në Gjakovë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një grua është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së saj, në rrugën “Fitim Domi”, në Gjakovë.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Rreth orës 13:30 është raportuar se viktima femër e moshës madhore është gjetur pa shenja jete, në oborrin e shtëpisë së saj në rrugën “Fitim Domi” në Gjakovë (personeli mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen)”, ka thënë Elezaj.

Tutje, ai ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe se janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe aktualisht janë duke u ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore. Me vendim të prokurorit të shtetit është iniciuar rast “hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark