×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Gjendet një grua pa shenje jete në Gjakovë

    Insajderi
    18 January 2024 - 16:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    Shkruan: - Njomza Kosumi

    Një grua është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së saj, në rrugën “Fitim Domi”, në Gjakovë.

    Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

    Rreth orës 13:30 është raportuar se viktima femër e moshës madhore është gjetur pa shenja jete, në oborrin e shtëpisë së saj në rrugën “Fitim Domi” në Gjakovë (personeli mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen)”, ka thënë Elezaj.

    Tutje, ai ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe se janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.

    “Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe aktualisht janë duke u ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore. Me vendim të prokurorit të shtetit është iniciuar rast “hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark