Insajderi
Lajme

Pas nënshtrimit të operacionit – kjo është gjendja shëndetësore e 23 vjeçares që u lëndua nga kulmi i Komunës

Insajderi
19 January 2024 - 11:57
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pas nënshtrimit të operacionit – kjo është gjendja shëndetësore e 23 vjeçares që u lëndua nga kulmi i Komunës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

23 vjeçarja që u lëndua të enjten për shkak rënies së çatisë së Komunës së Re të Prishtinës, i është nënshtruar mbrëmë një operacioni, ndërkohë trajtimi i saj është duke vazhduar në Mjekimin Intenziv Qendror. Detaje mbi gjendjen e saj sot për Insajderin ka dhënë shefi i këtij reparti, Shaqir Uka.

Trajtimi i saj është bërë në gjendje të fjetur, momentalisht thotë se gjendja e saj relativisht është stabile.

“Pacientja që i referoheni pas kryrjes së ekzaminimeve ajo është dashur që t’i nënshtrohet një intervenimi kirurgjik në orët e mbrëmjes nga ekipa e mjekëve neurokirurg për shkak të lëndimeve që ka pësuar në regjionin e kokës. Pas intervenimit kirurgjik, pacientja ndodhet në Mjekimin Intenziv ku edhe më tutje do të marrë tretmanin”, ka thënë ai.

“Gjendja e saj është relativisht stabile për momentin këto parametrat vital edhe pse lëndimet janë serioze. Pacientatja është flejtur nën ndikimin e bararërave”, ka deklarua ai për Insajderin   

Theksojmë se si pasojë e erërat e forta është demoluar kulmi i Komunës së re të Prishtinës, duke e hedhur tërësisht në tokë. Kryetari i komunës, Përparim Rama ka kërkuar hetim të rastit.

/Insajderi


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark