“Ishte jetim, e goditën me stupca bejsbolli”, flet familjari i 18 vjeçarit nga Podujeva që u rrah për vdekje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Ishte jetim, e goditën me stupca bejsbolli”, flet familjari i 18 vjeçarit nga Podujeva që u rrah për vdekje

    Insajderi
    20 January 2024 - 20:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    18 vjeçari nga Podujeva, Lulzim Fejzullahu ka vdekur sot pasi mori plagë të rënda nga goditja me veturë dhe rrahjes brutale me shufra metalike.

    Axha i 18-vjeçarit ka rrëfyer ngjarjen për Raport24.com. Ai ka thënë se Lulzimin e kanë shkelur me verturë dhe më pas e kanë rrahur brutalisht.

    “Unë jam axha i tij. Lulzimi si 18 vjeçar ka qenë puntorë, ka qenë jetim. Pa dy prindtë. Prej dorës kruiminele shqiptare. Maspari e kanë ndjek me kerr, e kanë shkel, e kanë shtypë e kanë rrëzuar. Kur e kanë rrezuar Lulzimin, e kanë goditur me stupca bejsbolli derisa sot në ora 3 pasdite ndërroi edhe jetë”, tha ai.

    Rasti kishte ndodhur në rrugën “Drenica”.

    Lulzimi ishte trajtuar në QKUK, aty ku edhe ndërroi jetë.

    Bëhet e ditur se dy të dyshuar lidhur me rastin janë arrestuar nga policia.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark