Osmani viziton familjen e Rugovës: Ne e kemi borxh ta qojmë deri në fund vizionin e tij për Kosovën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani viziton familjen e Rugovës: Ne e kemi borxh ta qojmë deri në fund vizionin e tij për Kosovën

    Insajderi
    21 January 2024 - 21:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Familja e presidentit historit, Ibrahim Rugova është vizituar nga presidentja Vjosa Osmani, në 18-vjetorin e vdekjes.

    Përmes njnë rrjetin social Facebook, ka thënë se Rugova punoi për Kosovën deri në frymën e fundit.

    “Ne e kemi borxh ta qojmë deri në fund vizionin e tij për Kosovën shtet të integruar në BE e në NATO e në miqësi të përhershme me SHBA”, shkruan Osmani.

    “Sot në vizitë te familja Rugova, në homazhe te varri ku prehet prijësi ynë e me akademi përkujtimore në kuadër të Flakës së Janarit, nderuam arkitektin e pavarësisë dhe atin themeltar të Republikës sonë, Presidentin Ibrahim Rugova. Ai punoi për Kosovën deri në frymën e fundit, ndërkaq ne e kemi borxh ta qojmë deri në fund vizionin e tij për Kosovën shtet të integruar në BE e në NATO e në miqësi të përhershme me SHBA. I përjetshëm kujtimi për Presidentin historik!”, ka thënë Osmani.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark