
Liderët e Ballkanit Perëndimor janë mbledhur në Shkup. Nesër pritet të mbahet takimi për Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor të miratuar nga BE
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovachevski i ka publikuar fitografitë ku shihet Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ai i Shqipërisë Edi Rama, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, Ndihmësi i Sekretarit të Shtetit James O’Brien, kreu i BDI Ali Ahmeti.
Nesër, do të marrin edhe Milojko Spajiç, Kryeministër i Qeverisë së Malit të Zi, Srgjan Amixhiq, Ministër i Financave dhe Thesarit në Këshillin e Ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës, Gert Jan Kopmann, Drejtor i Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit në Komisionin Evropian.