VIDEO \"Përse kështu silleni me Sanduloviqin?” Vuçiq i ikë pytjes së gazetarit shqiptar në Shkup - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    VIDEO \”Përse kështu silleni me Sanduloviqin?” Vuçiq i ikë pytjes së gazetarit shqiptar në Shkup

    Insajderi
    22 January 2024 - 18:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka refuzuar t’i përgjigjet pyetjes së një gazetari në Shkup për sjelljen e institucioneve serbe ndaj politikanit serb, Nikola Sanduloviq, i cili u arrestua dhe u keqtrajtua pasi bëri homazhe në varrezat e familjes Jashari në Prekaz.

    Fillimisht gazetarin deshi ta largonte një nga truprojet e Vuçiqit.

    “Jo, jo. Pa fotografi!”, i tha ai gazetarit.

    “Jemi media”, i tha gazetari shqiptar, Furkan Saliu.

    “Është OK, por jo tani”, i tha truproja.

    “Z. Vuçiq, përse nuk e mbajtët konferencën e përbashkët sot?”, vazhdoi me pyetjen gazetari.

    “Nuk ju kuptoj”, i tha Vuçiqi.

    “Përse nuk u mbajt konferenca e pëbrashkët?”, pyeti sërish gazetari.

    “Ku ta dijë unë. Pyetni organizatorin”, ia ktheu Vuçiqi.

    Më pas, gazetari shqiptar e pyeti për Sanduloviqin.

    “Përse kështu silleni me Sanduloviqin?”, i tha ai.

    Në këtë moment, Vuçiq u fut në veturë, duke thënë: “Ju duhet të mësoni të silleni më mirë”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark