Gërvalla e pranon që marrëveshja e Ohrit është e keqe, por thotë se u bë meqë në tavolinë ishin edhe aleatët - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gërvalla e pranon që marrëveshja e Ohrit është e keqe, por thotë se u bë meqë në tavolinë ishin edhe aleatët

    Insajderi
    22 January 2024 - 21:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme në Republikën e Kosovës, Donika Gërvalla – Schwarz ka thënë se “topi” është tek Bashkimi Evropian për finalizimi e tri marrëveshjeve me Serbinë. Ajo ka kërkuar nga BE që ta sjell Serbinë në tavolinë për t’i nënshkruar marrëveshjet, ndër to edhe njohja reciproke e dy shteteve, përcjell Insajderi.

    Kryediplomatja ka pranuar se marrëveshja e Ohrit është e keqe pasi që nuk parasheh njohje të Kosovës nga ana e Serbisë por vetëm njohje de-fakto. Por, siç thotë ajo u bë pasi që në tavolinë ishin aleatët ndërkombëtar.

    “Po të ishim vetëm me Serbinë në tavolinë do të thaja se kjo ishte gabim por nëse kemi të kyçur në këtë proces partnerët tanë më të rëndësishëm, mendoj se ky ka qenë një hap i rëndësishëm”, tha ajo.

    “Bisedat fillimisht i kemi nisur për njohje të ndërsjellët e jo njohje de-facto. Nuk është vlerësuar mjaftueshëm nga aleatët lëvizjet që ka bërë Kosova nga kërkesa në njohje të ndërsjellt si qendra e negociatave tona në një pranim të një marrëveshje bazike, tha ajo. 

    Më tej, e para e diplomacisë kosovare ka thënë se topi është tek BE. Sipas saj, ndërkombëtarët duhet të sjellin Serbinë në tavolinë, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Topi është tek BE duhet sjell Serbinë në tavolinë për nënshkrimin e tri dokumenteve. Nëse nuk arrin t’i sjell nuk shoh mundësinë për Kosovën për të lëvizur. Çka vlen për neve vlen edhe për Serbinë. Topi nuk është tek Kosova, Topi ka lëvizur. Nëse BE bind Serbinë ecim përpara. Kërkesat ndaj Kosovës nuk janë fer”, tha ajo për Tëvë1. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark