Dorëzohen në bankë 3 mijë euro që dyshohen se janë të falsifikuara, njoftohet policia - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dorëzohen në bankë 3 mijë euro që dyshohen se janë të falsifikuara, njoftohet policia

    Insajderi
    24 January 2024 - 10:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy zyrtarë të bankave, njëra në Lipjan e tjetri në Prishtinë kanë raportuar për falsifikim të parasë. Të njëjtit për rastin e kanë njoftuar policinë, shkruan Insajderi.

    Zyrtar i bankës në Prishtinë, ka raportuar në polici se një mashkull i ka deponuar në bankë 2 mijë e 660 euro, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

    Ndërkohë zyrtarja e bankës në Lipjan, ka raportuar se një person ka dorëzuar 343 euro monedha metalike, të cilat dyshohet se nuk janë origjinale.

    FALSIFIKIM I PARASË

    · Lipjan 22.01.2024-15:00. Ankuesja femër kosovare-zyrtare e bankës (me 23.01.2024) ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka deponuar në bankë 343 monedha metalike, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Monedhat janë sekuestruar nga njësitet policore për ekzaminime të mëtutjeshme, ndërsa lidhur me rastin është informuar edhe prokurori.

    · Rr. Bill Klinton, Prishtinë 20.12.2024-09:00. Ankuesi mashkull kosovar-zyrtar i bankës (me 23.01.2024) ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka deponuar në bankë 2660 euro, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Monedhat janë sekuestruar nga njësitet policore për ekzaminime të mëtutjeshme, ndërsa lidhur me rastin është informuar edhe prokurori.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark