A u morën sot në pyetje Naim Murseli dhe Kushtrim Kokalla për vrasjen e Liridonës? - Ja çka thonë nga prokuroria - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    A u morën sot në pyetje Naim Murseli dhe Kushtrim Kokalla për vrasjen e Liridonës? – Ja çka thonë nga prokuroria

    Insajderi
    24 January 2024 - 15:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në media sot është raportuar se Naim Murseli dhe Kushtrim Kokalla janë sjell në prokurori nën masa të rrepta të sigurisë. Të njëjtit dyshohen për vrasjen e Liridona Ademajt, shkruan Insajderi

    Dyshja raportohet se janë marrë në pyetje lidhur me veprat e dyshuara penale.

    Gazeta Insajderi ka kontaktuar zëdhënësen e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj për të kuptuar më  shumë detaje rreth rastit, por e njëjta u shpreh se nuk mund të jap detaje të hollësishme në këtë fazë të hetimeve.  

    “Të nderuar, kjo çështje penale ndodhet në proces hetimor, andaj në këtë fazë nuk mund të japim informata të detajuara, deri në një fazë tjetër”, deklaroi ajo për Insajderin.

    Theksojmë se Gjykata e Apelit, në muajin dhjetor e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e mbrojtësit të të dyshuarit Naim Murseli, avokatit Ahmet Ahmeti, ndërsa ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, të 3 dhjetorit 2023, me të cilin Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, nën dyshimin për vrasjen e 30-vjeçares, Liridona Ademaj.

    /Insajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark