Xhaferi përgatitet për kryeministër të Maqedonisë, jep dorëheqje nga posti i kryetarit të Kuvendit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Xhaferi përgatitet për kryeministër të Maqedonisë, jep dorëheqje nga posti i kryetarit të Kuvendit

    Insajderi
    25 January 2024 - 18:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka bërë të ditur se sot e ka parashtruar dorëheqjen nga pozita e tij.

    Dorëheqja e tij vjen si rezultat i marrëveshjes politike të bërë në Maqedoninë e Veriut, dhe pritet që Xhaferi të vazhdojë angazhimin e tij politik si kryeministër teknik deri në zgjedhjet e reja.

    Xhaferi pritet që më 28 janari të emërohet kryeministër nga radhët e BDI-së. Kjo do të jetë hera e parë në historinë politike të Maqedonisë së Veriut që kryeministër do të jetë një shqiptar.

    Njoftimi i plotë:

    Të nderuar qytetarë, sapo e parashtrova dorëheqjen në pozitën e Kryetarit të Kuvendit.

    Me ndjenjë krenarie dhe të përmbushjes, sepse në të dyja mandatet isha Kryetari i të gjithë deputetëve dhe qytetarëve; punoja me përgjegjësi, me profesionalizëm, në mënyrë të pavarur dhe me llogaridhënie.

    Ashtu edhe do të vazhdoj në sfidën e radhë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark