“E ke super tritol”, zbardhen bisedat e shitësve të drogës në Tiranë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    “E ke super tritol”, zbardhen bisedat e shitësve të drogës në Tiranë

    Insajderi
    25 January 2024 - 19:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia shqiptare ka arrestuar 67 persona në Tiranë në kuadër të operacionit “Tempulli 2”.

    Ata ranë në grackën e agjentëve të Antidrogës falë blerjes së stimuluar.

    Detaje për vetëvrasjen e policit në Shqipëri: I dënuar nga gjykata për plagosjen e fqin…Aeroplanët dhe tanket izraelite godasin caqe të tjera të Hezbollahut në LibanVesa Smolica me rrëfim prekës në BBVA: Kisha tri ditë jetë, kam kryer katër operacione …Dy lojtarët që e duan me patjetër transferimin te BarcelonaGreqi: Asistenti digjital mAigov për informacionin e shërbimeve civile, tani edhe në gj…

    Tv Klan ka siguruar dosjen hetimore në brendësi të së cilës janë bisedat mes agjentëve të infiltruar të policisë dhe shitësve të lëndëve narkotike.

    Ashtu si në fazën e parë të operacionin “Tempulli” dhe kësaj here lënda narkotike, kryesisht kokaina ishte e një cilësie tejet të lartë. Fakt ky që evidentohet dhe nga vetë shitësit në bisedat me agjentët e infiltruar.

    Përgjimet mes agjentëve të infiltruar dhe shitësve

    Agjenti: 40…

    Besion Tafa: Qetësohu mor burr!

    Agjenti: Është krizë fare mo vlla

    Besjon Tafa: O vllai këtë e ke super tritol, nuk e di ca ke pi mrom, as ku e ke pi? Unë di me të thonë që është… në Tironë.

    Agjenti: Ma jep ta shof…

    Besjon Tafa: Kaq di me të thon vllai jot, se të gjithë për të veten thonë që e kanë të mirë.

    Agjenti: Po pra po!

    Besjon Tafa: Tashi çunave i pëlqeu. Vetëm mos na ngatërro me rob!

    Agjenti: Po s’ka shanse!

    273 persona ranë në pranga në kuadër të operacionit të shtrirë në të gjithë vendin.

    Nga këto pjesa më e madhe kanë dalë përpara gjykatës ku janë lënë në masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa një pjesë tjetër dolën këtë të enjte para togave të zeza.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark