"Liberalizimi i vizave më së paku është meritë e kësaj qeverie" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Liberalizimi i vizave më së paku është meritë e kësaj qeverie”

    Insajderi
    25 January 2024 - 21:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-ministrja e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj ka folur në lidhje me çështjen e liberalizimit të vizave, për të cilën ajo tha se është më së paku meritë e kësaj qeverie.

    Ajo është shprehur se Kosova disa herë është shantazhuar me pezullim të vizave, siç tha ajo, për shkak të veprimeve të pamatura.

    “Çështja e liberalizimit të vizave më së paku është meritë e kësaj qeverie, përkundrazi ka qenë kjo parti dhe parti të tjera të cilat vite më herët në vazhdimësi e kanë mbajtur Kosovën peng dhe për shkak të kryeneçësisë dhe veprimeve të tyre, duke e përfshirë edhe ndezjen, kalljen e parlamentit është shtyrë disa herë liberalizimi, derisa përfundimisht erdhëm tani”, tha ajo në Klan Kosova.

    Tutje, Ahmetaj u shpreh se edhe çështja e aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës ka qenë, siç tha ajo një territor i përgatitur.

    “Ne edhe vjet e kemi parë, në disa raste Kosova është shantazhuar se do t’i pezullohet çështja e liberalizimit, pikërisht për shkak të veprimeve të pamatura. Çështja e aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës poashtu ka qenë një terren dhe territor i përgatitur në detaje”, është shprehur tutje ajo.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark