Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit, në lagjen numër 4. Pas një sherri mes dy komshinjve., njëri prej tyre ka qëlluar me armë duke lënë të plagosur tjetrin.
Burime për Vizon Plus bëjnë me dije se i plagosur ka mbetur Mikel Spirollari, ndërsa autori është Gentian Kuqi.
Njoftimi:
Në lagjen nr 4 në Durrës, si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasi G.K, 50 vjeç, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin M.S, 40 vjeç, (komshi), i cili është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.
Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën dhe vijon puna për kapjen e autorit, i cili pas plagosjes së shtetasit M.S, është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes. Pas sqarimit të rrethanave të ngjarjes do të ketë njoftim të dytë.