Kurti: Destruktiviteti i Beogradit nuk duhet të ngadalësoj integrimin e Kosovës në BE - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Destruktiviteti i Beogradit nuk duhet të ngadalësoj integrimin e Kosovës në BE

    Insajderi
    26 January 2024 - 13:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka folur sërish për trekëndëshin Kosovë-BE-Serbi, shkruan Insajderi.

    Kurti ka ritheksuar se është më se e nevojshme që procesi i integrimit drejt BE-së, të jetë i ndarë.

    Sipas tij Kosova nuk mund të krahasohet me Serbinë nga ana e Bashkimit Evropian.

    “Unë e ritheksoj që Kosova ka interes jetik që procesi i normalizimit me Serbinë, që më shumë varet nga Serbia se sa nga Kosova, të jetë i ndarë prej procesit të integrimit në BE. Edhe sa i përket sundimit të ligjit, lirisë së mediave, të drejtave të njeriut, të drejtave politike, lirive civile, cilësisë së zgjedhjeve Serbia është e pa krahasueshme më Kosovën. Kosova është kampione e Ballkanit sa i përket rritjes ekonomike dhe rishpërndarjes sociale”, tha ai.

    I pari i ekzekutivit tha se kemi pasur edhe rritje ekonomike, ku janë dyfishuar investimet e huaja.

    Janë dyfishuar investimet e huaja. E tash gjithë ky proces ekonomik dhe demokratik i Kosovës të ngelet peng i destruktivitetit të Serbisë që orkestron e financon paramilitar, nuk është e drejtë. Unë e kuptoj që  BE-ja e dëshiron fqinjësinë e mirë, në jemi për fqinjësi të mirë por fqinjësi e mirë nënkupton njohët të ndërsjellët. Destruktiviteti i Beogradit nuk do duhej të përkthehet në ngadalësim të procesit për Kosovën”, tha ai. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark