Insajderi
Lajme

Sulmohen me gurë dy autobusë me kosovarë në Serbi, kompania tregon detajet për Insajderin

Insajderi
28 January 2024 - 18:42
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Sulmohen me gurë dy autobusë me kosovarë në Serbi, kompania tregon detajet për Insajderin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Mbëmjen e së shtunës, dy autobusë të kompanisë kosoavare “Fjolla Impax” janë sulmuar me gurë derisa ishin duke udhëtuar. Sulmi ka ndodhur teksa autobusët po kalonin nëpër Serbi, shkruan Insajderi.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Insajderi, punëtorja e kësaj kompanie. Ajo, tha se nuk ka asnjë udhëtar të lënduar përpos dëmeve materiale.

“Dy autobusë janë sulmuar me gurë. Nuk duhet nga kush janë sulmuar pasi ka qenë errësirë. Rasti ka ndodhur mbrëmë”, u shpreh ajo.

Tutje, nga kompania kanë bërë të ditur se njëri  autobus ka qenë duke ardhur prej Serbisë dhe tjetri duke shkuar për Serbi./Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark