"Donte të lante borxhet e babait…"- Burgoset i riu shqiptar pasi u kap në një ‘shtëpi bari’ në Britani - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    “Donte të lante borxhet e babait…”- Burgoset i riu shqiptar pasi u kap në një ‘shtëpi bari’ në Britani

    Insajderi
    28 January 2024 - 20:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një i ri shqiptar, i arrestuar në tetor të 2023 pasi u kap me ‘shtëpi bari’ në Britani të Madhe është dënuar me 21 muaj burg.

    Selim Gjuni u arrestua teksa ishte në gjumë në një banesë në shkoi në Lichfield Close, Ashington , Northumberland, ku kultivohej kanabis.

    Gjunit iu tha nga gjykata se do të dëbohet menjëherë pas vuajtjes së dënimit.

    Jeremy Barton, avokati mbrojtës i të riut tha: “Ky i pandehur erdhi në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2022 me gomone. Nuk do të jetë çudi që arsyet e tij për të ardhur në Mbretërinë e Bashkuar ishin për qëllime të mira. Shumë pak njerëz bëjnë të tilla udhëtime që të vënë në rrezik jetën, por babai i tij u përfshi në borxhe për shkak të varësisë ndaj alkoolit dhe lojërave të fatit. Arsyeja e largimit ishte për shkak të kërcënimeve sepse babai i tij nuk mund të paguante borxhet e tij.

    Ai nuk sugjeron se ishte detyruar kundër dëshirës së tij. Gjuni priste një shpërblim financiar për atë që po bënte. Ai është i shqetësuar se çfarë do të ndodhë nëse kthehet në Shqipëri.”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark