Ministri i Jashtëm turk nis turneun zyrtar në Tiranë, ndalesa e parë te xhamia e re - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri i Jashtëm turk nis turneun zyrtar në Tiranë, ndalesa e parë te xhamia e re

    Insajderi
    28 January 2024 - 21:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, në një vizitë në Shqipëri, fillimisht ka ndaluar te Xhamia e Namazgahut.

    Në një postim në Facebook, Ministria e Jashtme turke shkruan: “Ministri ynë Hakan Fidan vizitoi Xhaminë e Namazgahut, e cila është në ndërtim e sipër me të mbërritur në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë”, ndërsa ka ndarë disa foto të Fidan nga xhamia.

    Ministri nisi sot turneun e tij zyrtar katërditor në Shqipëri, Bullgari dhe Rumani, sipas burimeve diplomatike. Fidan do të takohet me homologët e tij për të diskutuar marrëdhëniet dypalëshe si dhe zhvillimet aktuale rajonale dhe globale.

    Gjatë vizitës së tij, ministri i Jashtëm do të takohet edhe me biznesmenë turq dhe përfaqësues të komuniteteve turke në këto vende.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark