Albin Kurti dhe Xhelal Sveçla vizitojnë IPK-në - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Albin Kurti dhe Xhelal Sveçla vizitojnë IPK-në

    Insajderi
    29 January 2024 - 18:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së, Kushtrim Hodaj priti sot në takim Kryeministrin e Republikës së Kosovës Albin Kurti, së bashku me Ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla.

    Gjatë këtij takimi Hodaj e informoi Kryeministrin Kurti për punën dhe të arriturat e Inspektoratit Policor të Kosovës.

    Temë e diskutimit ishin edhe trajtimi i ankesave të qytetarëve, inspektimet si dhe angazhimet tjera të IPK-së drejt fuqizimit të integritetit policor.

    Në fund të takimit Kryeshefi Hodaj e falënderoi Kryeministrin Kurti për vizitën dhe përkrahjen e vazhdueshme që Qeveria ka dhënë në zbatimin e mandateve ligjore të IPK-së si një mekanizëm i rëndësishëm i sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.

    Kjo ishte vizita e parë e Kryeministrit Kurti në IPK i cili falënderoi zyrtarët për pritjen duke shprehur mbështetjen e Qeverisë për fuqizimin e rolit të Inspektoratit Policor si mekanizëm i kontrollit dhe mbikëqyrjes së policisë


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark