​Pas heqjes së vizave, Ambasadorja e Izraelit tregon hapat e radhës mes dy shteteve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Pas heqjes së vizave, Ambasadorja e Izraelit tregon hapat e radhës mes dy shteteve

    Insajderi
    29 January 2024 - 20:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadore e Shtetit të Izraelit në Republikën e Kosovës, Tamar Ziv përmes rrjetit shoqëror “X’, ka shkruar se më pak se tre vjet pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve tona, Qeveria e Shtetit të Izraelit, ka vendosur të miratojë marrëveshjen për heqjen e vizave për shtetasit e Republikës së Kosovës.

    “Të dyja ministritë përkatëse do të vazhdojnë procedurat e nënshkrimit dhe qytetarët do të njoftohen sapo vendimi të hyjë në fuqi. Shpresoj që ky moment i rëndësishëm në marrëdhëniet tona dypalëshe do të nxisë edhe më tej bashkëpunimin në rritje midis shteteve tona dhe do t’i afrojë qytetarët tanë edhe më shumë”, ka shkruar ajo.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark