Personi që humbi jetën në aksident dyshohet se është një i burgosur i Smrekonicës, kishte dal për të punuar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Personi që humbi jetën në aksident dyshohet se është një i burgosur i Smrekonicës, kishte dal për të punuar

    Insajderi
    30 January 2024 - 10:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Bresje të Fushë Kosovës, ku një person e ka humbur jetën.

    Gazeta Insajderi merr vesh se i ndjeri është një i burgosur që po vuante denimin në Burgun e Smrekonicës . Dyshohet se ai kishte dal për të shkaur në punë pasi që ky institucion ua mundëson të burgosurve të dalin jashtë për të punuar.

    Insajderi ka kontaktuar edhe drejtorin e burgut, Agron Thacin por i njeti bëri të ditur se zyrtarisht ende nuk mund ta konfirmoj lajmin.

    Personi i vdekur dyshohet se është Fatmir Sabit Ajeti.

    Lajmin për vdekjen e tij ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

    “Më datën 30.01.2024 rreth orës 07:23 është raportuar për një aksident trafiku të ketë ndodhur në rrugën Prishtinë-Pejë (Bresje)”, ka thënë Kelani për Insajderin.

    “Lidhur me rastin janë njoftuar njësitë kompetente policore dhe ekipi mjekësor të cilët menjëherë kanë dalë në vendngjarje. Bazuar në informacionet e para, si pasojë e këtij aksidenti dyshohet se një person ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar stafi kompetent i QMF”.

    “Lidhur me rastin dhe mjetet e përfshira në aksident, janë duke u kryer hetimet nga njësia e autostradës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe zyrtarë të lartë nga Divizioni i trafikut, prokurori i rastit dhe njësitet tjera relevante”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark