40 vjeçari ekstradohet nga Italia në Kosovë për të vuajtur dënimin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    40 vjeçari ekstradohet nga Italia në Kosovë për të vuajtur dënimin

    Insajderi
    30 January 2024 - 14:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kosovari i kërkuar nga autoritet shtetrore është ekstraduar sot në Kosovë nga Italia për të vuajtur dënimin, shkruan Insajderi.

    40 vjecari është dënuar nga autoritetet kosovare me tri vjet burgim për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

    Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës:

    Me datën 30.01.2024 nga shteti i Italisë është ekstraduar personi F.A. (viti i lindjes 1984, mashkull kosovar shqiptar). Ai ishte i kërkuar me urdhëresës gjyqësore me dënim burgimi prej tri (3) viteve për veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’. Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

    Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark