Kryetari i BQK-së: Shtyrja e zbatimit të rregullores po diskutohet, pezullimi në asnjë mënyrë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryetari i BQK-së: Shtyrja e zbatimit të rregullores po diskutohet, pezullimi në asnjë mënyrë

    Insajderi
    31 January 2024 - 11:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës, Bashkim Nurboja, ka thënë se po diskutohet shtyrja e zbatimit të rregullores, e cila e përjashton dinarin si valutë për kryerje të transaksioneve në Kosovë.

    Nurboja ka thënë se pezullimi “në asnjë mënyrë”.

    “Pezullimi [i rregullores] në asnjë mënyrë. Shtyrja është në diskutim e sipër. Lajçaku nuk ka pasur takim me askënd nga BQK-ja. Siç e dini, BQK-ja është institucion i pavarur. Ne jemi duke e diskutuar si çështje, nuk ka vendim përfundimtar ende, sot do të dalim me një vendim se ajo nga nesër hyn në fuqi”, ka thënë Nurboja për REL’in.

    Ndërkohë, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka paralajmëruar brenda dy dite do të ketë dakordim për dinarin serb.

    Ajo tha se sa i përket zbatimit në praktikë janë duke u diskutuar një sërë opsionesh që në njërën anë do të respektohej neni 11 i Kushtetutës së Kosovës, shkruan Insajderi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark