Arrestohet mashtruesi i cili u paraqit si "mjek sherues përmes fesë", përfitoi mijëra franga një grua në Gjakovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet mashtruesi i cili u paraqit si “mjek sherues përmes fesë”, përfitoi mijëra franga një grua në Gjakovë

    Insajderi
    01 February 2024 - 16:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh nga Gjykata Themelore në Gjakovë, ndaj të pandehurit me inicialet A.B.

    Sipas kërkesës së Prokurorisë, i pandehuri A.B., me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore përmes paraqitjes së rreme të fakteve, e mashtron dhe e vë në lajthim personin tjetër, duke e nxitur të veprojë në dëm të pasurisë së saj dhe atë të dëmtuarën A.H., në atë mënyrë që pasi e dëmtuara e kishte vajzën e sëmurë, e njëjta bie në kontakt me të pandehurin dhe prezantohet si person me aftësi fetare shëruese. Në emër të këtij shërimi e dëmtuara i dërgon vazhdimishtë të holla përmes agjencionit të transfereve në shumën prej 10,000.00 Franga.

    Gjithashtu i pandehuri me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, e kanos personin, se do të zbulojë lidhjen e tyre jashtëmartesore, dhe për këtë i kërkon të holla duke e tërhequr pensionin e Zvicrës dhe të ja sjell të pandehurit. Kur e dëmtuara kupton se është viktimë e mashtrimit dhe refuzon t’i dërgojë më të holla, i pandehuri, me llogari falso, i dërgon të gjitha fotot dhe videot bashkëshortit të saj, përmes rrjetit social Facebook.

    Këto veprime formojnë dyshimin se i pandehuri ka kryer veprat penale “Mashtrimi” nga neni 323 paragrafi 1 i KPRK-së, si dhe veprën penale “Shantazhi” nga neni 329 paragrafi 2 i KPRK-së.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark