Haradinaj takon ish- presidentin kroat, Stipe Mesiq, e quan mik të madh të shqiptarëve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj takon ish- presidentin kroat, Stipe Mesiq, e quan mik të madh të shqiptarëve

    Insajderi
    04 February 2024 - 22:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas takimeve që ka zhvilluar në SHBA, kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se është takuar me ish-presidentin e Kroacisë, Stipe Mesiq, shkruan Insajderi.

    Haradinaj, ka bërë të ditur përmes një njoftimi në Facebook, se ka pasur momente të mira gjatë takimit me ish-presidenton Mesiq, të cilin e quan mik të madh të shqiptarëve e mbështetës të Kosovës.

     “Pata kënaqësinë të ndajmë bashkë momente të këndshme me ish-Presidentin e Republikës së Kroacisë, z. Stjepan Mesiq dhe miq tjerë. Mesiq, një mik i madh i shqiptarëve dhe mbështetës i fuqishëm i Kosovës dhe popullit të saj, në të gjitha etapat, që nga lëvizja paqësore në vitet ’90-ta deri te lufta çlirimtare si dhe rrugëtimi i vendit tonë drejt pavarësisë”, ka thënë Haradinaj.

    Haradinaj ka thënë se rrugëtimi i Kroacisë drejt BE-së fhe NATO-s, është shembull për Kosovën.

    “Shembulli i rrugëtimit të Kroacisë deri në anëtarësim në BE dhe në NATO, është një shembull të cilin duhet ta ndjek Kosova në agjendën e saj euro-atlantike”, është shprehur Haradinaj./Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark