Insajderi
Lajme

“Nën kërcënimin e armës është grabitur një shumë parash“ Policia jep detajet për Grabitje e armatosur në “MoneyGram”

Insajderi
05 February 2024 - 19:45
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Nën kërcënimin e armës është grabitur një shumë parash“ Policia jep detajet për Grabitje e armatosur në “MoneyGram”
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një grabitje e armatosur ka ndodhur pasditen e sotme në Prishtinë. Cak i hajnave ka qenë një pikë filiali i institucionit financiar “MoneyGram” që ndodhet në rrugën Agim Ramadani.

Insajderi sjell pamje nga vendi i ngjarës.

Flora Ahmeti, zëdhënëse në policinë rajonale të Prishtinës tha për Insajderin se nën kërcënimin e armës është grabitur një shumë parash.

“Sot rreth orës 17:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një lokal në rrugën Agim Ramadani në  Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se nën kërcënim të armës është grabitur një shumë parash”, tha Ahmeti./Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark