Vuçiq për dinarin: Duhet një seancë e Këshillit të Sigurimit, por s’besoj se do ta lejojnë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq për dinarin: Duhet një seancë e Këshillit të Sigurimit, por s’besoj se do ta lejojnë

    Insajderi
    06 February 2024 - 09:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka reaguar sërish për çështjen e ndalimit të dinarit në Kosovë pas vendimit të Bankës Qendrore sipas së cilit euroja do të jetë e vetmja valutë për kryerjen e pagesave.

    Ai në TV Happy tha se duhet të thirret seanca e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, por se nuk është optimist se seanca do të mbahet.

    “Duhet të thërrasim një seancë të Këshillit të Sigurimit, nëse do të na lejojnë apo jo – nuk e besoj. Kërkesa është dorëzuar dhe në ditët në vijim duhet ta marrim përgjigjen. Janë 15 vende në Këshill, nëntë e kanë njohur Kosovën, gjashtë jo… Do të shohim”, shtoi ai


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark