Përplasja mes këshilltares së kryeministrit Kurti dhe kryetarit të Preshevës po vazhdon. Shqiprim Arifi ka dal me reagim kundër Ardita Sinanit, e cila e quajti atë Rrahman Morina 2.0.
Arifi tha se Sinani është e shantazhuar nga Vulini.
“Këshilltarja e Kryeministrit, Ardita është e shantazhuar nga bashkëpunëtorët e saj në Beograd e sidomos nga Vulini. Po të hulumtojnë agjensionet e intelegjencës dhe sigurisë se Republikë së Kosovës, ajo nuk do ta merrte certifikatën e sigurisë personale dhe rrjedhimisht nuk do të mund të dekretohej si këshilltare e kryeministrit”, ka shkruar Arifi.
Tutje, Arifi ka publikuar edhe një dokument, ku sipas tij Sinani akuzohet “për skandalin e vjedhjes së mbi 100 mijë eurove nga buxheti i Komunës së Preshevës nga fondi për bujqësi dhe ndërrmarrësi”.
Arifi tha se shpreson “që Qeveria e Republikës se Kosovës nuk i ofron asaj informacione të larta shtetërore sepse do të përfundojnë tek Vulini 100%“.