IPK-ja i del në krah policit që me të drejt dënoi Prokurorin Agron Uka, shefi i tij ndëshkohet me transfer - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    IPK-ja i del në krah policit që me të drejt dënoi Prokurorin Agron Uka, shefi i tij ndëshkohet me transfer

    Insajderi
    08 February 2024 - 19:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Inspektorati Policor i Kosovës e hetoi për ditë të tëra rastin e policit që javë më parë e gjobiti prokurorin e shumëpërfolur Agron Uka. Polici i trafikut ishte ndëshkuar nga shefi i tij, koloneli Bulent Zenuni me transfer në Zhegër. Siç merr vesh Insajderi, IPK-ja ka bërë “rrokadë”.

    Bazuar në hetimet e kryera nga IPK, del se polici, Jeton Daku ka vepruar me të drejtë, kur e ka gjobitur prokurorin e Prokurorisë Themelore në Gjilan. Si rrjedhojë, Inspektorati e ka kthyer në vendin ku ishte para këtij fërkimi me Prokurorin. Pra, si polic i trafikut në Gjilan.

    Siç mëson Insajderi është shefi i tij, Bulent Zenuni ndaj të cilit është marrë masë ndëshkimore. Koloneli Bulent Zenuni është transferuar në një stacion tjetër

    Ditë më parë, gjatë kontrollit rutinor në njërën nga rrugët e Gjilanit, zyrtari policor Jeton Daku ndaloi prokurorin e shtetit Agron Uka dhe i shqiptoi gjobë për kundërvajtje në trafik.

    Ky veprim i Dakut, nuk ishte pritur mirë nga eprori i tij, Bulent Zenuni, i cili kishte vendosur t’a ndëshkojë atë, duke ia zëvendësuar lokacionin, nga qendra në fshatin Zhegër.

    Pas kësaj IPK, ka ndërmarrë veprime, duke i dhënë të drejt policit.

    Prokurori, Agron Uka nuk është deklaruar ende për rastin.

    /Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark