BQK njofton për një plan të ri për heqjen e dinarit nga përdorimi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    BQK njofton për një plan të ri për heqjen e dinarit nga përdorimi

    Insajderi
    12 February 2024 - 15:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se faza e tranzicionit të zbatimit të rregullores së re e cila e ndalon përdorimin e dinarit serb në vend s’mund të zgjasë më shumë se tre muaj.

    BQK tha se ka hartuar një plan të ri zbatimi me qëllim që t’i lehtësojë efektet e rregullores së re për operacione me para të gatshme në komunitete të caktuara.

    Sipas BQK-së, tash ka një plan me “veprime shtesë të cilat pritet të realizohen në një afat sa më të shkurtër, por jo më gjatë se tre (3) muaj, në bashkëpunim edhe me bankat dhe institucionet tjera financiare”.

    Rregullorja hyri në fuqi më 1 shkurt, ndërsa Qeveria e Kosovës u përball me një presion ndërkombëtar për ta shtyrë zbatimin.

    Komunikata e plotë


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark