Tejkalon shpejtësinë, gjobitet shoferi në Ferizaj me 300 euro - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Tejkalon shpejtësinë, gjobitet shoferi në Ferizaj me 300 euro

    Insajderi
    14 February 2024 - 09:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës vazhdimisht po kontrollon shoferët të cilët thyejnë rregullat në trafik, derisa nuk po mungon edhe shqiptimi i gjobave ndaj tyre.

    Një rast i radhës ka ndodhur në komunën e Ferizajt.Mbrëmjen e së martës në rrugën magjistrale Ferizaj-Shtime, saktësisht në fshatin Slivovë të Ferizajt, kanë ndaluar shoferin 38-vjeçar me inicialet A.K., i cili me veturë ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 50 km/h, ka zhvilluar shpejtësi 141 km/h.

    Ndaj tij, policia i shqiptoi një gjobë kundërvajtëse, sipas ligjit të komunikacionit rrugor me dënim 300 euro, 3 pikë negative dhe 3 muaj masë mbrojtëse – heqje e patentë shoferit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark