Insajderi
Insajderi Video

“Në luftë nuk flet veç arma” – Komandant Remi tregon pse tha që Albin Kurtin e ka bashkëluftëtar

Insajderi
16 February 2024 - 20:28
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Në luftë nuk flet veç arma” – Komandant Remi tregon pse tha që Albin Kurtin e ka bashkëluftëtar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-komandanti i Zonës operative të Llapit, Rrustem Mustafa (Remi) ka folur për deklaratën e tij se “Albin Kurtin e kam bashkëluftëtar”, dhe arsyet përse tha se është veteran edhe ai.

Mustafa i ftuar në intervistë për Insajderin, ka thënë se “në luftë nuk ka folur vetëm arma”.

Përkundër kritikës, komandanti ritheksojë se mburret me të bëmat e tij dhe të Kurtit gjatë luftës në Kosovë.

“Albini, Adem Demaçi  e plotë sikur ata dy kanë qenë veteranë të denjë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që edhe unë mburrem, me të bëmat e mija dhe të tyre në atëkohë që e kishim të përbashkët gjatë rrugëtimit”, tha Mustafa për Insajderin.

Në këtë intervistë ai i është kundërpërgjigjur edhe Ramush Haradinajt, i cili kohë më parë e cilësoi komandantin si “turist” në luftë.

Për më tepër ndiqni përgjigjën e tij:


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark