Hoxhaj në Konferencën e Sigurisë me shumë takime - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj në Konferencën e Sigurisë me shumë takime

    Insajderi
    16 February 2024 - 22:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka postuar në llogarinë e tij në Facebook një sërë takimesh me personalitete të njohura botërore, të cilat po marrin pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

    Hoxhaj ka postuar fotografi gjatë takimit me ish-Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, John Kerry.

    “Takim me mikun e Kosovës dhe me mikun tim të veçantë, John Kerry, ish-Sekretar i Shtetit amerikan”, ka shkruar Hoxhaj, duke e falënderuar SHBA-në për mbështetjen, tashmë kur ndodhemi në prag të kremtimit të 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

    Ai ka postuar fotografi të takimeve edhe me ish-kryeministrin e Suedisë, Carl Bildt, ish-presidentin estonez, Toomas Hendrik Ilves, ish-kancelarin austriak, mikun e tij, Sebastian Kurtz, dhe personalitete të tjera të njohura.

    Ndërkaq, siç duket, Kurti e Gërvallën nuk i ka takuar deri më tash askush.

    Konferenca e Sigurisë në Mynih, e cila filloi sot dhe zgjat deri më 18 shkurt, është konferenca e 60-të me radhë dhe një pikë e njohur takimi i politikanëve të nivelit të lartë, ushtarakëve dhe ekspertëve të Sigurisë nga mbarë bota.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark