Policia arreston 4 persona të dyshuar për gjuajtje me armë zjarri, tre të tjerë në kërkim - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia arreston 4 persona të dyshuar për gjuajtje me armë zjarri, tre të tjerë në kërkim

    Insajderi
    16 February 2024 - 22:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Prishtinës ka arrestuar katër persona të cilët dyshohen se janë përfshirë në një rast të gjuajtjes me armë zjarri.

    Policia ka sekuestruar po ashtu dy armë zjarri.

    Në kërkim janë edhe tre persona të tjerë që dyshohet se janë të përfshirë në këtë rast.

    “Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht hetuesit e stacionit policor Qendra kanë arrestuar katër persona të dyshuar për përfshirje në një rast të përdorimit të armës apo mjetit të rrezikshëm (gjuajtje me armë zjarri), që ka ndodhë me 25 janar 2024 në rrugën Ferat Dragaj në Prishtinë”, thuhet ne njoftimin e policisë.

    “Aksionet e hetuesve policor, janë ndërmarrë mbrëmë në koordinim me prokurorin e shtetit, ku pas identifikimit të lokacioneve dhe personave të dyshuar, kanë shoqëruar në polici personat e dyshuar dhe kanë sekuestruar dy armë zjarri”.

    “Pas përfundimit të të gjitha procedurave të nevojshme policore, personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërkohë që hetuesit janë në kërkim të tre personave të tjerë që dyshohet se janë të përfshirë në këtë rast”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark