Kurti: Me SHBA'të jemi aleatë por nuk pajtohemi çdo herë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Me SHBA’të jemi aleatë por nuk pajtohemi çdo herë

    Insajderi
    19 February 2024 - 14:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë sot se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të mira, por edhe pse janë aleatë, nuk do të thotë që pajtohen absolutisht çdo herë.

    Kurti theksoi se Qeveria e Kosovës ka për detyrë ta respektojë Rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës që ndaloi përdorimin e dinarit serb.

    “Unë nuk e kam thënë qëndrimin e asnjë shteti tjetër por si kryeministër i Republikës së Kosovës kam folur që raportet tona, bashkëpunimi jonë me SHBA-në është shumë i mirë tash ne jemi partner, aleatë, miq, kjo nuk do të thotë që pajtohemi absolutisht çdoherë në çdo vend për gjithçka”, ka thënë Kurti.

    Kryeministri shtoi se do të shkojë në Bruksel nëse do ftohet për nënshkrim të marrëveshjes me Serbinë.

    “Nëse na thërrasin për nënshkrim të marrëveshjes padyshim që shkoj. Unë jam treguar konstruktiv dhe i përkushtuar edhe atëherë kur na kanë thirrur në Bruksel e raundi i bisedimeve nuk mund të thuhet që ka qenë i suksesshëm. Unë këtë e bëj për BE-në, por e bëj edhe për shkak se duhet të kemi marrëdhënie normale me Serbinë,” ka thënë ai.

    Kurti tha po ashtu se Serbia nuk po armatoset për t’u mbrojtur por për shkak të projekteve të saja agresive.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark