"E ka idol Kurtin, duhet çmuar kjo vepër" - Bulliqi komenton përmendoren e kryeministrit në Peran - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “E ka idol Kurtin, duhet çmuar kjo vepër” – Bulliqi komenton përmendoren e kryeministrit në Peran

    Insajderi
    22 February 2024 - 23:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Me 14 shkurt, në fshatin Peran të Podujevës është zbuluar përmendorja e kryeministrit, Albin Kurtit.

    Një koment për këtë përmendore e ka dhënë edhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, shkruan Insajderi.

    Ai tha se gjesti i qytetarit është për t’u çmuar.

    Bulliqi, tutje thotë se nuk mund ta ndalojë askush se çka bën në oborr të vet.

    “Është një investim në pronë private njeriu në pronën e vetë në oborrin e vetë, kush ja ndalon njeriut në oborr të vetin çfarë bën dhe nuk kam të drejt ti përzihem askujt. Ky njeriu ky qytetar i respektum e ka idol Kurtin është e drejt e tija , unë besoj se duhet çmuar këtë vepër”, ka thënë ai në Politiko të Kanal 10.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark