Një i mitur nga Vitia ka publikuar video me pistoletë dhe me një shufër metali në rrjetin social Tik-Tok. Kjo armë dyshohet se ka qenë e babait të tij, i cili është zyrtar policor.
Inspektorati Policor i Kosovës ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj zyrtarit policor.
“Duke ju referuar kërkesës suaj ju njoftojmë se IPK ka trajtuar rastin për pjesën e përgjegjësisë për pakujdesinë e zyrtarit në raport me armën zyrtare. Me rekomandim të IPK-së policia ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj zyrtarit policor”, tha IPK për media.
Rasti ka ndodhur në Viti. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt
“Viti 20.02.2024 – 08:30. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar-i mitur pasi që në rrjetin social Tik-Tok ka publikuar një video me pistoletë dhe një shufër metali”, thuhet në raport.